Downtown One është një qiellgërvishtëse e pozicionuar në qendër të Tiranës me një lartësi prej 140 metra e bën atë ndërtesën më të lartë në vend. Ajo përfshin 40 kate mbi toke dhe 5 kate parkimi nëntokësor. Ndërtesa ka një hotel, ofron një kombinim midis jetesës luksoze rezidenciale, zyrave të cilësisë së lartë dhe një qendër tregëtare të projektuar për markat premium. Veçanërisht, është struktura e parë në Shqipëri që arrin e para-çertifikimin LEED Gold.