Instalimet elektrike janë burimi kryesor i energjisë për sisteme hoteliere – ndriçimi, prizat, komandimi i ajrit te kondicionuar, audio, sistemet e alarmit, monitorimi dhe menaxhimi i sistemeve, etj. Ato “sjellin në jetë” proceset që krijojnë rehati për mysafirët, si dhe një mjedis pune të shëndetshëm dhe efikas për punonjësit. Disa nga llojet e sistemeve elektrike që integrojmë në këto objekte janë:
Furnizimi dhe montimi i paisjeve në kabinën e tensionit të mesëm 20kV, siç janë transformatorët, çelat, dhe power center.
Prodhim, furnizim, instalim dhe lidhje e paneleve elektrike të hotelit, dyshemesë industriale , panele elektrike në dhomat e hotelit, bare, restorant, kuzhinë, pritje, etj.
Furnizim dhe instalim i energjisë rezervë me gjenerator dhe UPS.
Sisteme BMS për kontroll inteligjent të ngrohjes dhe ventilimit për të ulur kostot e energjisë.
Furnizim dhe instalim i pajisjeve për rrjetin data, telefoni dhe televiziv.