Panele Elektrike Profesionale

Zgjidhje të avancuara për shpërndarjen dhe 
menaxhimin e energjisë në ndërtesa civile dhe industriale.

ITE Group është kompania lider në tregun shqiptar në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe impianteve fotovoltaike, duke ofruar zgjidhje të avancuara për sektorin industrial, civil dhe tregtar. E themeluar në vitin 1995 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me 100% kapital shqiptar, ITE ka ndërtuar përgjatë më shumë se tre dekadave një histori të fortë suksesi, të bazuar në profesionalizëm, inovacion dhe partneritete strategjike ndërkombëtare. Në vitin 2001, kompania konsolidohet dhe merr formën që mban edhe sot: ITE Group.

Çfarë janë panelet elektrike?

Panelet elektrike janë qendra kryesore e kontrollit dhe shpërndarjes së energjisë në çdo instalim elektrik. Ato përmbajnë komponentë mbrojtës dhe kontrollues që sigurojnë funksionim të sigurt, stabil dhe efikas të rrjetit elektrik.

Panelet përdoren në:

Tipologjitë e paneleve

Portofoli i produkteve të ITE Group përfshin zgjidhje të avancuara elektrike të projektuar për të përmbushur standardet më të larta të industrisë dhe kërkesat specifike të çdo projekti.

Panele të Shpërndarjes

Panele për menaxhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në ndërtesa rezidenciale dhe komerciale.

Qendra e Kontrollit të Motorëve

Sisteme të specializuara për kontrollin dhe mbrojtjen e motorëve elektrikë në aplikime industriale.

Sisteme Smart Building

Teknologji inteligjente për menaxhimin e ndriçimit, energjisë dhe automatizimit të ndërtesave.

Panele Automatizimi

Zgjidhje të integruara me sisteme PLC për kontrollin e saktë të proceseve industriale.

Energji e Rinovueshme

Zgjidhje për integrimin e sistemeve fotovoltaike dhe menaxhimin efikas të energjisë së gjelbër.

Monitorim dhe Mbrojtje

Panele për matjen e energjisë, kontrollin e gjeneratorëve dhe sisteme Power Center.

Procesi i realizimit të paneleve

Në ITE Group çdo panel realizohet sipas një procesi të strukturuar që garanton cilësi dhe
siguri maksimale.

01

Projektimi

Analizojmë kërkesat teknike për të hartuar skema elektrike të detajuara dhe zgjidhje të optimizuara.

02

Përzgjedhja e Komponentëve

Përdorim komponentë nga marka lider ndërkombëtare për performancë dhe besueshmëri.

03

Asamblimi

Përdorim komponentë nga marka lider ndërkombëtare për të garantuar cilësi, siguri dhe jetëgjatësi maksimale.

04

Kolaudim, Testim, Komisionim

Çdo panel kalon një proces të plotë testimi për të garantuar funksionim të sigurt.

Certifikimet dhe Standardet tona

Partneriteti juaj i certifikuar për zgjidhje elektrike të tensionit të ulët, duke sjellë standardet më të larta globale në çdo projekt lokal.

Partneriteti Strategjik: ITE Group & Schneider Electric

Bashkëpunimi ynë me liderët globalë të teknologjisë përfaqëson një angazhim të palëkundur ndaj cilësisë dhe inovacionit. Si partner i certifikuar, ITE Group integron teknologjinë më të avancuar me përvojën tonë inxhinierike, duke ofruar zgjidhje që garantojnë siguri maksimale dhe efikasitet të lartë në çdo projekt.

Ky autorizim zyrtar vërteton se proceset tona të montimit dhe prodhimit të paneleve elektrike kryhen sipas standardeve më rigoroze ndërkombëtare. Përmes sistemeve të certifikuara (Type-Tested), ne mbrojmë investimin tuaj dhe sigurojmë performancë të qëndrueshme në kohë, duke u përgjigjur me saktësi kërkesave më komplekse të industrisë moderne.

Partnerët