Tuneli i Llogarasë është një tunel rrugor në jug të Shqipërisë rreth 20 km nga qyteti i Vlorës. Tuneli që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Llogarasë, ka një gjatësi prej 6 kilometrash dhe është më i gjati në vend. Ky tunel ka shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.