Tuneli i Murrizit është cilësuar edhe si shtylla kurrizore e rrugës së Arbrit dhe është i gjatë 3.7 kilometra. Përbëhet nga dy tunele, nga tuneli kryesor per kalimin e automjeteve dhe tuneli i emergjencës, i përbërë nga 11 hyrje dhe dalje. Ky tunel do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.