Hoteli i parë me 5 yje i çertifikuar ndërkombëtarisht në Shqipëri dhe është pika e mirëseardhjes së “Parkut të Biznesit dhe Rezidencial të Tiranës”, një zonë e re zhvillimi urban me sipërfaqe 23 hektarë e investuar nga Lindner Group. Hoteli është i pozicionuar në një vendndodhje strategjike direkt në rrugën kryesore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe ofron 80 dhoma të projektuara sipas standardit të hotelit DEHOGA me 5 yje dhe mbështeten nga një holl i madh i jashtëm dhe i brendshëm, sallë mëngjesi, restorant i nivelit të lartë dhe një sërë hapësirash të jashtme për evente dhe zona fitnesi.