Pas renovimit në vitin 2016, ajo ka një kapacitet rreth 16.000 vende, dhe është stadiumi i dytë më i madh në Shqipëri. Aktualisht, stadiumi është i kategorizuar me katër yje të UEFA-s, një yll më pak se standardi ultramodern.
Të kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ITE Group projektoi dhe realizoi punimet për ndriçimin e fushës se futbollit me prozhektore të montuar në kulla me lartësi 40 metra, këto ndriçues kanë kënde të ngushta rrezesh nga 12 deri në 60 gradë për të arritur nivelin 1,600 LUX e kërkuar nga UEFA për transmetimin e ndeshjeve në HD.