Në këtë projekt çdo pjesë e impiantit kontrollohet dhe monitorohet nga sistemi SCADA. Nga Sistemi i shpërndarjes me tre burime, seksionues dhe punim në paralel të dy gjeneratorëve të biogazit me rrjetin ishte një veçanti e projektit, prodhimi i realizuar nga gjeneratorët u rregullua nga sistemi SCADA në lidhje me kërkesën e ngarkesës së impiantit. U realizuan panelet e kontrollit me PLC-HMI, instumentimi, ndërlidhja me sisteme të palëve të treta, monitorimi energjitik i çdo pajisje elektrike. Në këtë projekt niveli i kontrollit dhe analizimit të të dhënave ishte në një nivel të lartë të realizuar për këtë natyrë impiantesh.