“Tirana Business Park” (TBP) është investimi më i madh në vend në fushën e pasurive të paluajtshme. Objekti ndodhet pranë aeroportit “Nënë Tereza” dhe shtrihet në një siperfaqe prej 22 hektarë. TBP është e ndarë në dy zona kryesore: Zona e Zhvillimit të Projekteve (PDA) dhe Zona e Shitjeve (RA).