Rreth ITE Group

ITE Group është kompania lider në tregun shqiptar në fushën e materialeve elektrike, pajisjeve elektronike dhe impianteve fotovoltaike, duke ofruar zgjidhje të avancuara për sektorin industrial, civil dhe tregtar. E themeluar në vitin 1995 si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me 100% kapital shqiptar, ITE ka ndërtuar përgjatë më shumë se tre dekadave një histori të fortë suksesi, të bazuar në profesionalizëm, inovacion dhe partneritete strategjike ndërkombëtare. Në vitin 2001, kompania konsolidohet dhe merr formën që mban edhe sot: ITE Group.

Vizioni

ITE Group nuk është thjesht një kompani tregtare, është një strukturë që ndërton zgjidhje afatgjata, duke kombinuar teknologjinë më të fundit me eksperiencën shumëvjeçare në tregun shqiptar.

Me fokus të vazhdueshëm në cilësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe energji të pastër, kompania synon të mbetet një pikë reference në industrinë elektrike dhe energjetike në Shqipëri, duke kontribuar aktivisht në modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen e standardeve teknike në vend.

Ekspertizë teknike dhe kapacitete të avancuara

Një nga pikat më të forta të ITE Group është reparti i specializuar i asamblimit të paneleve elektrike, ku kompania gëzon të drejtën zyrtare të përfaqësimit si Schneider Electric Panel Builder deri në 4000A, një status që dëshmon nivelin e lartë teknik dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë. Falë një stafi të kualifikuar drejtues, inxhinierik, projektues dhe zbatues, ITE Group ka zgjeruar vazhdimisht aktivitetin e saj, duke ofruar:

  1. Themelohet shoqëria ITE

    Fokusi kryesor telekomunikacion dhe instalimet elektrike në objekte civile.

  2. Krijohet departamenti i prodhimit të paneleve elektrike.

  3. Hapet pika e shitjes në qytetin e Durrësit.

  4. Ndërtohet selia qëndrore ITE Group

    Sipërfaqe totale 5,000m2

  5. Krijohet zyra e projektimit

  6. Krijohet Shoqëria “ITE Engineerig”

    Themelohet shoqëria ITE Engineering - Objekti i veprimtarisë është zbërthimi dhe implementimi i projekteve elektrike industriale dhe civile në përputhje të plotë me standartet dhe normat e kërkuara.

  7. Hapet pika e shitjes në qytetin e Shkodrës

  8. Krijohet departamenti fotovoltaik

  9. Hapet pika e shitjes në qytetin e Fierit

  10. Hapet showroom i parë në Tiranë.

Lider në shpërndarje dhe përfaqësim ndërkombëtar