Blerja e godinës së ish-Hotel Dajtit, përbën një nga lëvizjet strategjike të Bankës së Shqipërisë, për një zgjidhje afatgjatë dhe dinjitoze, në sigurimin e ambienteve të reja, të cilat do plotësojnë më tej infrastrukturën që ofron godina qendrore. Kjo është një lëvizje që do të ndikojë në përafrimin e Bankës së Shqipërisë me Bankën Qendrore Evropiane.