Këtë emër e ka marrë në vitin 1968 ku në krah të tij u vendos monumenti i Skënderbeut duke zëvendësuar shtatoren e Josif Stalinit. Sheshi rrethohet nga Pallati i Kulturës, Hotel Tirana, Muzeu Kombëtar dhe Banka e Shqipërisë.
Plani i vitit 2010 do të rikthehej me ndryshime të vogla, siç janë hapësirat më të gjelbra rreth sheshit, parkimi nëntokësor dhe futja e materialit prej guri të marrë nga të gjitha anët e Shqipërisë.
Sheshi Skënderbej u shpall në vitin 2018 si Hapësira më e mirë Publike e Urbane në Europë, duke triumfuar mes 279 projekteve nga 32 vende në konkurrim. Tani ky shesh është simboli i transformimit të Tiranës, një vend i dashur për ne të gjithë.
Të kontraktuar për të përfunduar të gjitha punët elektrike në lidhje me sistemin e ndriçimit të sheshit dhe parkimit nëntokësor nën shesh. Sistemi i ndriçimit ishte vendimtar për këtë projekt pasi përfshin ndriçimin për fasadat e ndërtesave si Muzeu Kombëtar, Teatri i Operas, Kulla e Sahatit, Xhamitë, kopshtet, pemët dhe vetë sheshin.