Hoteleri

Instalimet elektrike janë burimi kryesor i energjisë për sisteme hoteliere – ndriçimi, prizat, komandimi i ajrit te kondicionuar, audio, sistemet e alarmit, monitorimi dhe menaxhimi i sistemeve, etj. Ato “sjellin në jetë” proceset që krijojnë rehati për mysafirët, si dhe një mjedis pune të shëndetshëm dhe efikas për punonjësit. Disa nga llojet e sistemeve elektrike që integrojmë në këto objekte janë:

Furnizimi dhe montimi i paisjeve në kabinën e tensionit të mesëm 20kV, siç janë transformatorët, çelat, dhe power center.
Prodhim, furnizim, instalim dhe lidhje e paneleve elektrike të hotelit, dyshemesë industriale , panele elektrike në dhomat e hotelit, bare, restorant, kuzhinë, pritje, etj.
Furnizim dhe instalim i energjisë rezervë me gjenerator dhe UPS.
Sisteme BMS për kontroll inteligjent të ngrohjes dhe ventilimit për të ulur kostot e energjisë.
Furnizim dhe instalim i pajisjeve për rrjetin data, telefoni dhe televiziv.

Accor Hotel (M_Gallery)

Projekti është një zhvillim i paprecedentë në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe do ta vendosë Shqipërinë në hartën e industrisë ndërkombëtare të turizmit.
Accor-Hotel-M_Gallery

Tirana InterContinental Hotel

Tirana International Hotel & Conference Center është hoteli dhe qendra e konferencave më e madhe dhe më prestigjioze në Shqipëri. I vendosur në qendër të Sheshit Qendror të Tiranës.
hoteleri-img

Hoteli ‘BEST WESTERN’

Ndërtuar nga shoqëria “Shijaku L.T.D” është hoteli i parë “PREMIER” në Shqipëri nga rrjeti më i madh i hoteleve në botë, Best Western International.
Hoteli-‘BEST-WESTERN