Sistemet elektrike dhe mekanike të nevojshme për operimin në tunele janë të shumta dhe të ndryshme. Nga instalimet e ndriçimit dhe kontrolli i ventilimit, shuarja e zjarrit, rrugët e sigurisë, menaxhimi i trafikut dhe komunikimit, çdo instalim luan një rol kyç në operacionet e suksesshme dhe efikase të tunelit. Me një ekip ekspertësh të përbërë nga Inxhinierë dhe teknikë, të mbështetur nga fuqia e kompanisë tonë mëmë ITE Engineering, ne kemi aftësitë dhe përvojën për të projektuar dhe menaxhuar instalimin e të gjitha sistemeve kryesore të tuneleve.